Ndërlidhjet

BUKURESHT


Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Moldavia, pritet të bëhen pjesë e CEFTA, Asociacionit të Evropës Qendrore për Tregëti të Lirë në samitin që fillon të martën në Bukuresht.
"Tubimi është kulminim i negociatave që synojnë zgjërimin e CEFTA-s", njoftoi qeveria e Rumanisë.
I themeluar në vitin 1992 me iniciativë të Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, asociacioni sot ka 4 anëtarë: Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë dhe Maqedoninë. Vendet e Evropës Qendrore u tërhoqën nga grupi kur u bënë pjesë e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG