Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush e nënshkroi ligjin, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do ta ndajnë teknologjinë bërthamore me Indinë. Bush tha se pakti është hap historik në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet "dy demokracive më të mëdha në botë".
"Shtetet e Bashkuara dhe India janë partnerë natyrorë. Rivalitetet që një kohë i ndanin vendet tona tash nuk janë më. Sot Amerika dhe India janë të bashkuara me vlera të thella", tha Bush.
Kritikët thonë se marrëveshja mund të nxitë një garë armatimi ndërmjet dy rivalëve bërthamorë, Indisë dhe Pakistanit.
XS
SM
MD
LG