Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare ta vazhdojnë prezencën e tyre në Kosovë madje edhe pas përcaktimit të statusit.
Së paku njëra nga dy palët e përfshira në bisedimet për statusin e Kosovës, Prishtina apo Beogradi, nuk do të jenë të kënaqura me rezultatet që pritet të shpallen në fillim të vitit të ardhshëm.
Cërvenkovski ka shtuar se "vetëm prezenca ndërkombtare është garanci për stabilitetin në Kosovë dhe rajon". Gjatë fjalimit të tij vjetor në Parlament, presidenti maqedonas ka potencuar se "situata mund të përkeqësohet më shumë nëse vendet anëtare të Grupit të Kontaktit nuk paraqesin qëndrim unik ndaj ofertës për zgjidhjen e statusit".
Ai ka shtuar se nuk beson që statusi i Kosovës do të shkaktoj çfarëdo problemi për Maqedoninë.
XS
SM
MD
LG