Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, të partive politike, dhe të bashkësive fetare e organizatave tjera, përmes telegrameve i kanë përgëzuar për Festën e Krishtlindjeve qytetarët e besimit katolik dhe të gjithë ndërkombëtarët në Kosovë, me dëshirat më të mira për paqe dhe gëzim.
“Sivjet për herë të shtatë po i kremtojmë Krishtlindjet në Kosovën e lirë. Qe shtatë vjet e gjysmë populli i Kosovës është ringjallur dhe me shpirtin e tij të fortë e ka rindërtuar vendin dhe e ka shtuar përkrahjen ndërkombëtare”, thuhet në urimin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ndërkaq në urimin e kryeministrit Agim Çeku thuhet se kosovarët dhe ndërkombëtarët së bashku punojnë me përkushtim për përmbushjen e aspiratave për një Kosovë të lirë dhe demokratike.
Myftiu Naim Tërnava, nga Bashkësia Islame e Kosovës, uroi Ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergjin me dëshirë për mirëqenie të përgjithshme. “Populli i Kosovës, vazhdimisht ka kultivuar me dinjitet tolerancën ndërfetare dhe ka ditur t’i çmojë vlerat humane dhe civilizuese, andaj shpresojmë që festat tona në vitin e ardhshëm t’i festojmë në Kosovën e pavarur dhe sovrane”, thotë myftiu Tërnava.
Urimet për Festën e Kërshëndellave qytetarëve u kanë drejtuar dhe liderët e partive politike.
XS
SM
MD
LG