Ndërlidhjet

VDIQ GERALD FORD, ISH PRESIDENT AMERIKAN


Andrew Tully

Gerald Ford është emëruar president I Shteteve të Bashkuara më 9 gusht të vitit 1974, pas dorëheqjes së presidentit Nixon, dhe që në fillim pat bërë thirrje për unitet kombëtar. "Bashkëkombasit e mi amerikanë, makthi ynë I gjatë kombëtar tashmë ka marrë fund. Kushtetuta jonë është duke funksionuar dhe Republika jonë është qeveri e igjeve dhe jo e njerëzve”, pat thënë presidenti Ford.
Atëherë ishte një kohë e ndarjeve të mëdha. Presidenti Nixon kishte dhënë dorëheqje pas skandalit më të rëndë në historinë e politikës amerikane që kishte të bënte me hyrjen e dhunshme të besnikëve të tij republikanë në zyrat e Partisë Demokratike. Skandali I njohur me emrin Watergate kishte ndodhur më 1972, ndërkaq presidenti Nixon dha dorëheqje më 1974, duke nxitur kësisoji një hendek të thellë midis dy partive politike. Presidenti Ford e pat amnistuar zotin Nixon vetëm një muaj pasi që kishte marrë detyrën, në përpjekje për t’I dhënë fund përplasjeve politike. "Unë, Gerald Ford, president I Shteteve të Bashkuara, me të drejtën që kam në bazë të Artikullit të II-të të Seksionit të 2-të të Kushtetuës, e amnistoj në tërësi dhe mënyrë absolute Richard Nixonin për të gjitha veprat që mund t’I ketë bërë kundër Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës midis 20 janarit të vitit 1969 deri më 9 gusht të vitit 1974”, pat thënë presidenti Ford.
Amerikanët sot e kujtojnë presidencën e zotit Ford si periudhë pajtimesh. Një prej ngjarjeve që ka shënuar mandatin e tij është edhe përfundimi I Marrëveshjes së Helsinkit, doKument ky I cili nënshkruesit, përfshirë këtu edhe Bashkimin Sovjetik dhe atëherë dy Gjermanitë, I ka obliguar në paqe dhe garantimin e të drejtave elementare të njeriut. Në konferencën e Helsinkit, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti Ford thënë: “Shtetet e Bashkuara synojnë që të çojnë edhe më përpara marrëveshjen mbi kufizimet strategjike të armatimit me Bashkimin Sovjetik. Ky mbetet prioritet I politikës amerikane. Sekretari I përgjithsëm Brezhnjev dhe unë jemi pajtuar nëntorin e kaluar në Vladivostok mbi elementet thelbësore të një marrëveshjeje të re, me të cilën do të kufizohen armatimet strategjike në 10 vitet e ardhshme”, pat thënë presidenti amerikan.
Ai është lindur në Omaha, Nebraska, më 14 korrik të vitit 1913 dhe fillimisht emri I tij ka qenë Leslie King Junior. Pas shkurorëzimit të prindërve të tij, ai ka marrë emrin e njerkut, Gerald R. Ford.
XS
SM
MD
LG