Ndërlidhjet

Shqipëri – Kosovë raporte në nivel ambasadorësh


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha njoftoi ngritjen e nivelit të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri në nivel ambasadorësh. Kryeminisitri Berisha theksoi se marrëdhëniet me Kosovën do të njohin forcim dhe intensifikim shumplanësh.

Berisha nënvizoi faktin se Kuvendi i Shqipërisë e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 1991.

Berisha kërkoi nga Moska zyrtare të heqë dorë nga mbështetja për Serbinë mbi fakte të pavërteta historike. Kryeministri i Shqipërisë përsëriti angazhimin se do punohet me të gjitha shtetet që kanë rezerva ndaj pavarësisë.
XS
SM
MD
LG