Ndërlidhjet

logo-print

KOPENHAGË


Danimarka ka sot ditë zie kombëtare për 127 mijë viktimat e tsunamit, në mesin e të cilëve janë dhe 7 qytetarë danezë. Ndërkaq 454 danezë janë në listat e personave të zhdukur edhe një javë pas katastrofës në rajonet e Azis Juglindore. Numri i të zhdukurve në këtë tragjedi nga vendet skandinave shkon në 5 mijë, nga të cilët 3.500 suedezë, 1.000 norvegjezë dhe 193 finlandezë. Në mesin e viktimave të konfirmuara 59 janë nga Suedia, 21 nga Norvegjia dhe 5 nga Finlanda.
Qytetarët nga vendet skandinave ishin kryesisht si pushues në rajonin e prekur nga tragjedia.
XS
SM
MD
LG