Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i bankës Botërore, James Wolfensohn tha mbrëmë se me gjasë, në muajin qershor të këtij vitit, do të largohet nga ky post pasi i skadon edhe mandati i dytë pesëvjeçar. Në vitin 1995 në këtë post ai ishte emëruar nga ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton. Agjencia DPA mëtutje informon se tradicionalisht presidenti i Bankës Botërore zgjedhet nga Shtetet e Bashkuara ndërsa ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar nga liderët evropianë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të pasura janë kontribuesit më të mëdhenjë në këto dy institucione udhëheqëse ndërkombëtare financiare.
XS
SM
MD
LG