Ndërlidhjet

PRESHEVË


Liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkuan që forcat serbe të sigurisë të zëvendësohen me trupa nderkombetare, pas vrasjes së 16 vjeçarit Dashnim Hajrullahut nga një roje kufitare serbe. Kërkesa e bërë nga anëtarët e Këshillit të Preshevës u lexua gjatë protestës së sotme, ku morën pjesë mijëra shqiptarë.
Autoritetet serbe thonë se Hajrullahu u qëllua të premten, pasi po mundohej të kalonte ilegalisht kufirin. Por, shqiptarët e kësaj ane thonë se Hajrullahu u vra pa arsye dhe kërkojnë dënimin e ushtarit që qëlloi.
Lideri shqiptar Riza Halimi, tërhoqi vërejtjen se vrasja e djaloshit ka nxitur shumë nervozizëm dhe tensione.
XS
SM
MD
LG