Ndërlidhjet

BAGDAD


Një varg shpërthimesh e tronditën mëngjesin e sotëm pjesën e Bagdadit afër të ashtuquajturës 'Zonë të Gjelbërt' ku ndodhen zyrat e qeverisë irakiane dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara. Nuk ka raporte për viktima. Militantët po vazhdojnë sulmet në Irak, dy javë para zgjedhjeve të përgjitshme.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, ka thënë se rrethanat në të cilat do mbahen zgjedhjet nuk janë të mira:
"Është e qartë se shumica e irakianëve mezi presin të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, por kushtet në të cilat do të mbahen zgjedhjet janë larg nga ato ideale", ka thënë Annan.
XS
SM
MD
LG