Ndërlidhjet

PRAGË


Ministri indonezian i mbrojtjes Juwono Sudarsono në një konferencë të përbashkët me zëvendëssekretarin amerikan të mbrojtjes Paul Wolfovitz tha se 26 marsi nuk është një afat për largimin e trupave të huaja nga provinca Aceh, e shkatërruar nga cunami. Ai tha se data është një pikë referimi e qeverisë indoneziane që të përmirësojë dhe shpejtojë përpjekjet humanitare.
Wolfovitz, ndërkohë ka thënë se shpreson se periudha pas katastrofës humanitare do të paraqesë një rast për të lënë mënjanë konfliktin mes qeverisë indoneziane dhe rebelëve të provincës së Acehut.
XS
SM
MD
LG