Ndërlidhjet

TEHERAN


Zyrtarët e Iranit lëshuan paralajmërime të reja se çfarëdo sulmi i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit do të ishte gabim i madh strategjik.
Ministri i Kundërzbulimit Ali Yunesi tha se sulmi i Shteteve të Bashkuara në Iran do të ishte gabim i madh. Ai tha se janë regjistruar aeroplanët e spiunazhit që kanë fluturuar mbi territorin e Iranit, dhe shtoi se "çdo aksion ka edhe reaksion".
Presidenti amerikan George Bush tha së fundi se aksioni ushtarak nuk përjashtohet kur bëhet fjalë për programin bërthamor të Iranit, ndërsa nënpresidenti Dick Cheney paralajmëroi se Izraeli mund të vendosë t'i bombardojë stabilimentet bërthamore të Iranit.
XS
SM
MD
LG