Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi Ndërkombëtar i Krizave sot edhe zyrtarisht ka rekomanduar që Kosova të pavarësohet, sepse në të kundërtën rrezikon të ketë trazira dhe jostabilitet në rajon.
Ndaj këtij raporti kanë reaguar përfaqësuesit e jetës politike në Serbi. Përfaqësuesi i G-17 plus, Miroljub Albjanic, ka thënë se për të ardhmen e Kosovës duhet të organizohet një konferencë ndërkombëtare. Ministri i jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviç në Bruksel ka deklaruar se raporti i Grupit Ndërkombëtar të krizave është i papranueshëm.
Misioni civil i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk ka dëshiruar të komentojë raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
XS
SM
MD
LG