Ndërlidhjet

logo-print

STRASBOURG


Presidenti i ri i Ukrainës Viktor Yushchenko tha se planet afatgjate të qeverisë së tij mbesin synimet për t'iu bashkangjitur Unionit Evropian, përkundër përgjigjes së ftohtë të bllokut.
"Unë kam plan të qartë për transformimin e vendit tonë në 5 vjetët e ardhshëm dhe mund ta realizoj. Ai mbështetet në realizimin e qëllimeve strategjike të politikës sonë të jashtme, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian", tha Yushchenko në fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Më parë, Komisionerja për Marrëdhënie të Jashtme, Benita Ferrero Valdner, i tha Parlamentit Evropian se BE-ja nuk do të bëjë "hapa të parakohshëm" për ta sjellur Ukrainën në bllokun e unionit.
XS
SM
MD
LG