Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se është "shumë i kënaqur" me përpjekjet e liderit palestinez Mahmoud Abbas për reduktimin e dhunës.
Komentet e tij u bënë një ditë pas takimit të zyrtarëve të lartë izraelitë dhe palestinezë në Jerusalem.
Ndërkohë nga Rripi i Gazës njoftohet për dalje masovike në zgjedhjet lokale palestineze.
Votimet për 118 ulëset e 10 këshillave komunalë mbahen për herë të parë pas vitit 1976, disa javë pas zgjedhjeve për Autoritetin Palestinez.
Në Gazë favoritë janë partia Fatah dhe grupi militant Hamas, i cili e mori kontrollin në zgjedhjet në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG