Ndërlidhjet

TBILISI


Kryeministri i Gjeorgjisë Zurab Zhvania vdiq sot, nga rrjedhja e gazit, në një banesë, në Tbilisi. Ministri i brendshëm, Vano Merabishvili tha për televizionin e Gjeorgjisë, se nuk ka ndonjë arsye për të besuar se vdekja e kryeministrit 41 vjeçar, ishte e inskenuar. Presidenti i vendit, Mikael Sakashvili, në mbledhjen urgjente të kabinetit tha se vdekja e tij është goditje e rëndë për Gjeorgjinë. "Gjeorgjia humbi një patriot të madh, i cili ia përkushtoi jetën shërbimit të atdheut" tha Sakashvili.
XS
SM
MD
LG