Ndërlidhjet

KIEV


Parlamenti i Ukrainës miratoi kandidaturën e Julia Timoshenkos për kryeministre të ardhshme. Ajo ishte figurë shumë e rëndësishme në kohën e ardhjes në pushtet të presidentit, Viktor Jushçenko. Pas votimit Timoshenko premtoi se qeveria do të punojë për të mirën e Ukrainës. "Dua t'u sigurojë se në çfarëdo rrethanash, nuk do t'i zhgënjejë njerëzit e Ukrainës, presidentin dhe parlamentin" tha Timoshenko. Ajo bëri thirrje për një strategji kombëtare që do të krijonte bazat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Sipas presidentit Jushçenko ndërkaq, ajo është personi i duhur për të udhëhequr qeverinë.
XS
SM
MD
LG