Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i ekonomisë i Shqipërisë, Anastas Angjeli dhe ministri për marrëdhënie të jashtme ekonomike i unionit Serbi – Mali i Zi, Predrag Ivanoviq, gjatë takimit të tyre të sotëm në Tiranë, premtuan shtim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dy palëve. Zoti Angjeli tha se të dy vendet, gjatë këtij viti, do ti nënshkruajnë dy marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Këto marrëveshje parashihen me marrëveshjen për tregti të lirë, që ishte nënshkruar në muajin tetor të vitit të kaluar. Zoti Ivanoviq tha se Shqipëria dhe unioni Serbi – Mali i Zi kanë orientim të ngjashëm karshi Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG