Ndërlidhjet

SEUL


Zyrtarët koreano-jugorë kanë deklaruar se është herët që Koreja e Veriut të quhet fuqi bërthamore, pavarësisht deklaratave të Penjanit se ka bombë bërthamore.
"Nuk ka dyshim se Koreja e Veriut ka 10 deri në 14 kilogramë plutonium me të cilat mund të prodhojë një apo dy armë bërthamore, por nuk ka prova se Penjani i ka shndërruar ato në bomba plutoniumi", tha ministri korano-jugor i ngarkuar për marrëdhëniet mes dy koreve.
Uashingtoni nga ana e tij ka hedhur poshtë se ka plane për të sulmuar Korenë e Veriut.
XS
SM
MD
LG