Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr ambasadorin e tyre nga Siria, pas vrasjes së djeshme të ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Baucher, tha se arsyet e këtij vendimi lidhen edhe me vrasjen e ish kryeministrit Hariri, por dhe me një morri problemesh në mardhëniet dypalëshe.
"Gjatë muajve të fundit, në takimet me zyrtarët sirianë, kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme një numër çështjesh, si vazhdimi i pranisë ushtarake në Liban, prania e grupeve terroriste në Siri, si dhe përdorimi i territorit sirian nga kryengritësit irakianë. Këto shqetësime nuk kanë marrë përgjigjjen e duhur", tha Baucher.
Edhe Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga Siria zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit për tërheqjen e 15 mijë trupave nga Libani.
"Rezoluta kërkon tërheqjen e forcave siriane nga Libani dhe në diskutimet me ta ia kemi bërë të qartë se duhen aksione konkrete që do dëshmojnë zbatimin e rezolutës deri në raportin e ardhshëm, që do paraqitet në prill", tha Annan.
XS
SM
MD
LG