Ndërlidhjet

logo-print

STRASBURG


Gjykata Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg ka vlerësuar se dy qytetarëve britanikë iu janë shkelur të drejtat gjatë gjykimit në vitin 1996. Si dëmshpërblim secili prej tyre do marrë 107 mijë dollarë. Bëhet fjalë për proçesin gjyqësor më të gjatë në historinë e drejtësisë britanike, 313 ditë, ku dy veprimtarë të mjedisit ishin paditur nga kompania McDonald për një broshurë të titullur "Çfarë nuk shkon me McDonaldin".
XS
SM
MD
LG