Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen diskutuan sot për Kosovën. Shefi i BE-së për politikë të jashtme Havier Solana kërkoi përmbushjen e standardeve. Ai tha se standardet nënkuptojnë respektin për minoritetet dhe Kosovën shumëetnike. "Pa këto elemente do të jetë shumë vështirë për ta vlerësuar pozitivisht procesin dhe për të filluar debatin për statusin" tha Solana. Ndërkaq, kryesuesi i radhës i BE-së, Jan Alsenborg tha se BE-ja do të luajë një rol të rëndësishëm në çështjen e statusit. Shefi i UNMIK-ut, Petersen vlerësoi se ndarja e Kosovës nuk mund të jetë opcion. "Qartësimi i këtij qëndrimi do të ndihmonte edhe serbët që të përfshihen në jetën politike në Kosovë" tha Petersen.
XS
SM
MD
LG