Ndërlidhjet

DAMASK


Siria njoftoi se është e gatshme që të tërheq shumicën e trupave të saj nga Libani, mirëpo është e shqetësuar për vakumin që do të krijonte tërheqja e menjëhershme. Këtë koment e bëri zëvendësministri i jashtëm, Valid al Muallem, pas takimit me kryeministrin e Libanit, Omar Karami. "Siria është e interesuar për bashkëpunim me të dërguarin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Do të zbatojmë marërveshjen për tërheqjen e trupave dhe marërveshjet tjera që kemi me Libanin" tha al Muallem. Kryeministri i Libanit, Omar Karami vlerësoi se tërheqja e menjëhershme, do të destabilizonte Libanin.
XS
SM
MD
LG