Ndërlidhjet

DAMSAK


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, ka kërkuar nga presidenti palestinez, Mahmud Abas, të godasë grupet militante përpara arritjes së një marrëveshje për paqe.
Komentet e Sharonit vijnë pas sulmit vetvrasës të së premtes në Tel Aviv ku humbën jetën 4 veta. Abas ka dënuar sulmin dhe ka premtuar masa të rrepta kundër militantëve. Izraeli ka akzuar Sirinë se qëndron pas sulmit. Damasku ka hedhur poshtë akuzat dhe ka shtuar se mbështet përpjekjet për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ministria e Jashtme e Sirisë ka theksuar se sulmi në Tel Aviv është në kundërshtim me politikat e saj.
Akuzat nga ministri izraelit i mbrojtjes Mofaz, kundër Sirisë tregojnë se ai e di kush qëndron pas sulmit. Mendoj se pas atentatit në Tel Aviv qëndron vetë Izraeli, por unë nuk dua të akuzoj askënd", tha Faruk al Shara, ministri i jashtëm i Sirisë.
XS
SM
MD
LG