Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw tha se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë zhvilluar diskutime joformale për mundësinë e vendosjes së forcave paqësuajtëse në Liban, që do ta mbikqyrnin tërheqjen e trupave të Sirisë.
Deklarata e Straw u bë në kohën e presioneve të shtuara ndaj Damaskut për t'i tërhequr 14 mijë ushtarët nga Libani.
Ndërkohë, Arabia Saudite iu bashkangjit Shteteve të Bashkuara, Francës, Rusisë dhe vendeve tjera në thirrjet drejtuar Sirisë që t'i tërheqë trupat nga Libani.
Princi i Kurorës Abdullah kërkoi tërheqje të shpejtë të trupave të Damaskut gjatë vizitës së presidentit të Sirisë Bashar Assad në Riad.
Në Uashington, presidenti George Bush tha se Siria "tash" duhet t'i tërheqë trupat dhe agjentët nga Libani.
"Mesazhi është i qartë dhe me të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe vendet tjera. Siria tash duhet t'i tërheqë jo vetëm trupat e saj, por edhe forcat e shërbimeve sekrete nga Libani", tha Bush, duke shtuar se tërheqja do të ndihmojë lulëzimin e demokracisë në Liban.
Sekretari i përgjithshëm i KB Kofi Annan kërkoi që tërheqja të bëhet "me kujdes", për të shmangur destabilizimin apo shkaktimin e tensioneve në Liban.
XS
SM
MD
LG