Ndërlidhjet

logo-print

DAMASK


Presidenti i Sirisë, Bashar al Asad dhe ai i Libanit, Emil Lahud, kanë rënë dakord për afate kohore të pjesshme lidhur me rivendosjen e trupave siriane në Liban.
Sipas deklaratës pas takimit në Damask trupat siriane deri në fund të marsit do të tërhiqen në kufirin lindor. Një komision i përbashkët ushtarak siriano-libanez do të vendosë se për sa kohë deri në tërheqjen e plotë trupat do qëndrojnë në kufi. Siria ka 14 mijë trupa në Liban, që janë vendosur aty rreth 15 vjet më parë për t'i dhënë fund luftës civile në vend. Pas vrasjes së ish kryeminsitrit libanez, Rafik Hariri, opozita vendase dhe bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar tërheqjen e plotë të trupave siriane.
XS
SM
MD
LG