Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Dorëzimi i sa më shumë të akuzuarve do të ishte shenjë e mirë për bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës, tha kryetari i gjykatës Teodor Meron, duke shtuar se tribunali do ta përmbyllë punën kur të përfundojnë gjykimet e Ratko Mlladiçit, Radovan Karaxhiçit dhe Ante Gotovinës.
Meron i bëri këto komente pas takimeve me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica dhe presidentin Boris Tadiç.
Ndërkohë, qeveria e Serbisë tha se Drago Nikoliç, ish shef i sigurimit të ushtrisë serbe të Bosnjes, është dorëzuar dhe të enjten do të shkojë në Hagë.
Nikoliç akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
XS
SM
MD
LG