Ndërlidhjet

logo-print

AMERIKA DHE EVROPA VAREN SHUMË NGA NJËRA-TJETRA


WALL STREET JOURNAL

Në Ukrainë, përkushtimi i popullit për ndryshime, nuk do të ishte i tillë siç rezultoi pa egzistimin e Bashkimit Evropian, si një ëndërr dhe model. Në Liban, faktor vendimtar në protestat popullore ishte vrasja e ish kryeministrit Rafik Hariri. Por qeveria pro siriane nuk do të kishte dhënë dorëheqje nën presionin e protestave të rrugës, nëse nuk do të kishte egzistuar konteksti i ri rajonal, që rezultoi nga përmbysja e Sadam Huseinit.
Mesazhet uiniversale të Amerikës dhe të Evropës janë të bazuara në vlera të njëjta: në liri dhe demokraci. Por për shkak të dallimeve kulturore, historike, e para së gjithash, për shkak se vlerat e tyre të përbashkëta janë shprehur në stile shumë të ndryshme: Amerika si një aktor dhe Bashkimi Evropian si model, SHBA-të si vepruese, me statusin e tyre unik të forcës, janë më tepër aktive dhe intervenuese. Kur Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs foli para disa kohësh në Paris, porosia e saj do të rezultonte me këto fjalë: qëllimet e botës janë që të përmirësohet bota dhe është përgjegjësi e Amerikës, si vendi më i fuqishëm dhe moral në tokë, që të sigurojë se një progres i tillë do të ndodhë. Mesazhi i Uashingtonit për botën, duke filluar nga Lindja e Mesme është "Unë do t'ju udhëheq në rrugën e demokracisë për shkak se kjo është gjë e mirë për ju dhe do të jetë shumë keq për mua nëse ju nuk do ta ndiqni këtë rrugë".
Mesazhi i Evropës është më pak udhëheqës dhe ai përqendrohet në forcën e shembullit. Evropianët nuk po u thonë të tjerëve "kjo është ajo që duhet të bëni", por "kjo është ajo që ne kemi arritur: ne jemi bërë model i pajtimit, i paqes dhe i demokracisë stabile prosperuese. Edhe ju mund ta bëni këtë. Prandaj nëse ambicjet tuaja janë për tu bashkuar në klub, ju duhet ta bëni këtë".
Përkundër sukseseve aktuale të mesazheve përkatëse, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ballafaqohen me kontradikta që përmbajnë edhe dilema. Mbase Amerika mund ta ndryshojë kursin e Lindjes së Mesme, edhe më gjërë, pasi duket se përmbysja e Sadam Huseinit ka një efekt domino. Por duket se strategji më e suksesshme e Uashingtonit do të ishte nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështeteshin në bashkëpunimin me miqtë dhe me aleatët. Në aspektin e vlerave të përbashkëta, aleat më i afërt është Bashkimi Evropian. Në realitet, në përpjekjet e tyre përkatëse për të vepruar, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa varen shumë nga njëri tjetri.
XS
SM
MD
LG