Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Kryeministri i Koresë Veriore, Pak Pong-ju filloi vizitën një javore në Kinë. Ai do të takohet me presidentin Hu Jintao dhe kryeministrin Ven Jiabao. Kjo vizitë bëhet pas deklaratave në Pekin, të Sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, se Kina ka një rol të rëndësishëm në bindjen e Koresë Veriore që t'u kthehet bisedimeve gjashtëpalëshe për programet bërthamore. Ndërkohë, Korea Veriore ka thënë se ka shtuar arsenalet bërthamore, në mënyrë që të parandalojë çfardo sulmi eventual.
XS
SM
MD
LG