Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës miratoi me shumicë votash qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Bajram Kosumi. 71 vota pro dhe 36 kundër ishte rezultati i votimit në fund të seancës së paradites, ku pas fjalës së Bajram Kosumit, në cilësinë e kandidatit për kryeministër, diksutuan përfaqësuesit e grupeve të ndryshme parlamentare. Qeveria ishte vazhdimësi e kabinetit Haradinaj me përjashtim të dy ministrave të rinj, Ardian Gjini dhe Ibrahim Selmanaj. Partitë në koalicion mbështetën kabinetin e ri qeveritar. Lideri i partisë kryesore opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi u angazhua për "konsensus në procesin politik".
XS
SM
MD
LG