Ndërlidhjet

BISHKEK


Lideri i ri i Kirgistanit, Kurmanbek Bakiyev tha sot se është në formim e sipër qeveria e përkohshme që do ta çoj këtë vend drejt zgjedhjeve të reja brenda tre muajsh. Këto komente zoti Bakiyev i bëri pasi Parlamenti i Kirgistanit e zgjodhi atë për president të përkohshëm. Me këtë rast ai foli edhe për fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare. "Të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga Kirgistani me qeveritë e tjera mbeten në fuqi", tha ushtruesi i detyrës së presidentit të Kirgistanit, Kurmanbek Bakiyev. Ai nuk dha detaje lidhur me statusin e presidentit të deritashëm Askar Akayev, qeveria e të cilit u përmbys dje nga protestat masive të shkaktuara nga akuzat ndaj autoriteteve për manipulime të zgjedhjeve parlamentare.
XS
SM
MD
LG