Ndërlidhjet

MOSKË/BISHKEK


Qeveria e Rusisë ka kumtuar se presidenti i përmbysur i Kirgistanit, Askar Akayev ka kërkuar leje për të shkuar në Rusi dhe se kjo kërkesë e tij është mirauar. Ishte raportuar se zoti Akayev ishte larguar nga Bishkeku të enjten, pak kohë pasi protestuesit kishin depërtuar në ndërtesat e qeverisë dhe të presidencës. Mbetet e paqartë se a është aktualisht presidenti i përmbysur në Rusi. Ushtruesi i detyrës së presidentit, Kurmanbek Bakiyev ka thënë se ai nuk do të kërkoj dorëzimin e zotit Akayev nëse ndodhë që ai të jetë në një shtet të jashtëm. Por, Feliks Kullov, lideri tjetër opozitar, ka thënë se zoti Akayev duhet të kthehet në Bishkek dhe zyrtarisht të paraqesë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG