Ndërlidhjet

PRISHTINË


Për standardet, reformimin e pushtetit lokal dhe për statusin e Kosovës duhet të ekzistojë një bashkëpunim dhe pajtueshmëri ndërmjet pozitës dhe opozitës, kanë deklaruar sot zyrtarët më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe të partive opozitare. Ata pas një takimi me shefin e UNMIK-ut Petersen ata thanë se statusi mund të bisedohet me bashkësinë ndërkombëtare, por jo edhe me Serbinë. "Ajo që është krijuar në Kosovë para luftës, e sidomos gjatë dhe pas luftës është vepër e popullit të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, prandaj kjo vepër duhet të përfundohet dhe finalizimi i kësaj vepre duhet të bisedohet ndërmjet popullit të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare" tha kryeministri Bajram Kosumi.
XS
SM
MD
LG