Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko tha mbrëmë vonë se regjimi i mëparshëm i këtij vendi në mënyrë sekrete ka shitur raketa, që mund të bartin mbushje bërthamore, në Iran dhe në Kinë. Në një intervistë me televizionin amerikan, zoti Jushçenko i konfirmoi raportet e mëhershme të zyrtarëve të Ukrainës për shitje të këtillë. Ai tha se raketat X-55 ishin eksportuar nën kontrata të falsifikuara se për destinim të fundit kishin Rusinë.
XS
SM
MD
LG