Ndërlidhjet

ROMË


Delegacioni amerikan, i prirë nga presidenti George Bush, që erdhi në Romë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Gjon Palit të Dytë, sot vizitoi presidentin e Italisë, Carlo Azeglio Ciampi. Së bashku me presidentin ishin edhe bashkëshortja e tij, Laura, dhe ish presidentët Bill Clinton dhe George Bush. Agjencia AP raporton se gjatë udhëtimit me aeroplan prej Shteteve të Bashkuara për në Romë, ish presidenti amerikan, Bill Clinton u kishte thënë gazetarëve se papa Gjon Pali i Dytë kishte demonstruar mbështetje për aksionet e Natos për ta ndalë gjenocidin në Bosnjë dhe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG