Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Katolikët nga mbarë bota sot janë nisur për në shtëpi pas lamtumirës së djeshme të fundit që i dhanë Papa Gjon Palit II.
Në ceremoninë mortore në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, morën pjesë edhe burrështetas nga 140 vende, në njërin nga funeralet më të mëdha të kohës.
Papa, i cili ndërroi jetë të shtunën e kaluar në moshën 84 vjeçare, 26 vjet ishte në krye të Vatikanit.
Këshilli i Kardinalëve do të tubohet në 18 prill, që ta fillojë procesin për zgjedhjen papës së ri.
XS
SM
MD
LG