Ndërlidhjet

BAGDAD


12 policë irakianë u vranë në sulmin e kryengritësve në Kirkuk, që ndodhi në kohën kur ekipe të specializuara po përpiqeshin të çmontonin një bombë, të gjetur në afërsi të një shpërthimi të mëhershëm. Dy shpërthime të tjera kanë ndodhur derisa konvoji ushtarak amerikan po udhëtonte për në Bagdad.
"Ne po prisnim tek pompa e benzinës dhe në kohën që po kalonte konvoji amerikan u dëgjuan shpërthime të fuqishme" tha një dëshmitar. Këto akte të dhunës ndodhin në ditën kur në Irak po qëndron zëvendës sekretari amerikan i Shtetit Robert Zoellick, i cili vizitoi trupat amerikane në Falluxha. Gjatë ditës ai do të takohet edhe me presidentin Jalal Talabani dhe kryeministrin Ibrahim Jaafari.
XS
SM
MD
LG