Ndërlidhjet

DAMASK-UASHINGTON


Siria i ka njoftuar Kombet e Bashkuara me përfundimin e tërheqjes së forcave të saj nga Libani, në harmoni me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit. Shtetet e Bashkuara thanë se është me rëndësi që të bëhet tërheqja e plotë e të gjitha forcave ushtarake dhe e shërbimeve të zbulimit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McLelan tha sot se "mbetet të shohim se cili do të jetë vlerësimi i ekipit të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, tha se përveç tërheqjes ushtarake, Siria ka ende për të bërë në përmbushjen e kushteve të parapara me Rezolutë.
XS
SM
MD
LG