Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Duke shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, organizata të ndryshme të gazetarëve, kritikuan sot qeveritë në Evropën Lindore dhe ato në Azinë Qendrore e Perëndimore, për vazhdimin e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit. Në vitin 2004, janë vrarë 54 gazetarë. Vendi më i rrezikshëm për gazetarët, me 19 të vrarë dhe më shumë se 12 të rrëmbyer, mbetet Iraku, thuhet në Raportin e organizatës "Reporterët pa Kufi". Edhe organizata "Amnesty International" ka lëshuar sot një komunikatë në të cilën kritikohen disa qeveri në Evropë dhe Azinë Qendrore. Kurse Instituti Ndërkombëtar i Mediave tha se shumë qeveri në botë e pengojnë punën e gazetarëve.
XS
SM
MD
LG