Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, ka fituar mandatin e tretë me rradhë pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura dje.
Blair u takua mëngjesin e sotëm me mbretëreshën Elizabeth, e cila kërkoi nga laburistët krijimin e qeverisë.
Kjo është hera e parë në histori që partia laburiste fiton një mandat të tretë me rradhë, çfarë është cilësuar si historike.
Udhëheqësit botërorë kanë uruar Blair-in për fitoren në zgjedhje. Sipas kancelarit gjerman Gerhard Schroeder "kjo ishte dhurata më e mirë për ditëlindje", pasi sot kryeministri britanik ka mbushur 52 vjeç.
Kryeministri australian John Hoëard, ka vlerësuar lart drejtimin e Blair-it dhe qëndrimin e tij përballë kundërshtimeve ndaj luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG