Ndërlidhjet

JAPONI


Në samitin aziatiko-evropian që po mbahet ne kryeqytetin e Japonisë, Tokio, programet bërthamore të Koresë së Veriut kanë qenë një nga temat kryesore të diskutimeve. Lidhur me këtë çështje eurokomisionerja për marrëdhëniet me jashtë Benita Ferrero-Waldner ka deklaruar:
"Koreja e Veriut mbetet një çështje problematike dhe do të donim të shihnim rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe, pasi përmes bisedimeve kalohen tensionet. Njëherësh marrim shumë seriozisht shqetësimet e Japonisë dhe vendeve të tjera mike në rajon."
Koreja e Veriut pretendon se ka prodhuar armë bërthamore derisa së fundi provoi në Detin e Japonisë dhe një raketë me rreze të shkurtër veprimi. Penjani është tërhequr nga bisedimet që synojnë zgjidhjen e kësaj krize.
XS
SM
MD
LG