Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se aktualisht ekziston klimë politike në Serbi, për gjykime të paanshme të krimeve të luftës në procese që eventualisht do të merreshin nga Tribunali i Hagës", tha sot zyrtari i ambasadës amerikane në Beograd, Roderik Mur.
Në një tubim në Beograd, zoti Mur, tërhoqi vërejtjen se shoqëria serbe nuk është ballafaquar me vëllimin e krimeve të kryera, ndërsa të akuzuarit, edhe më tutje i konsideron heronjë dhe patriotë.
Zyrtari i ambasadës amerikane theksoi se Tribunali i Hagës, megjithëse për disa vite e përfundon punën, krimet e luftës nuk vjetërohen, e veçanërisht në rastet e Ratko Mlladiqit, Radovan Karagjiqit dhe Ante Gotovinës.
Takimi ishte organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, misioni i OSBE-së dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG