Ndërlidhjet

BEOGRAD


Në Serbi gjenden edhe 10 varreza masive me trupat e pajetë të shqiptarëve, dhe jo vetëm 4, siç ka pranuar zyrtarisht Qeveria e Serbisë, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, ish-zëvendëskryeministri serb, Miodrag Isakov. Ai ka thënë se në një takim të para disa viteve të DOS-it, ishte folur shumë hapur për 4-5 varrezat e gjetura, por edhe për 10 të tjera.
Debatin e mëtejmë rreth kësaj çështjeje e kishte ndërprerë ish-kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, ka thënë Miodrag Isakov, në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG