Ndërlidhjet

PRISHTINË


Jam thellësisht i bindur se Kosova pas një viti, falë angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare, do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që është sot, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi.
Në një intervistë dhënë agjencisë serbe Beta, Kosumi ka thënë se për 6 vjet, politika e Kosovës më shumë është marrë me Beogradin se sa me serbët e Kosovës, duke shtuar se në takimet që ka patur, ka fituar përshtypjen se serbët e Kosovës kanë vizion të ndryshëm për Kosovën, për dallim nga politikanët e Beogradit.
Kryeministri Kosumi edhe një herë e ka shprehur gatishmërinë e tij për t'u takuar me kryeministrin serb Vojisllav Koshtunica, qoftë në Prishtinë, në Beograd apo në ndonjë vend të tretë.
XS
SM
MD
LG