Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas mbërrin sot në Uashington për t'u takuar me zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara, ndërsa të enjten pritet të takohet edhe me presidentin George Bush.
Para nisjes në Uashington, Abbas deklaroi se ka një listë të kërkesave, nga të cilat pret shumë pak.
"Ne kemi shumë kërkesa lidhur me rrethanat aktuale në muajt e fundit. Kërkojmë që amerikanët të jenë pozitivë me ne në çështjet ekonomike dhe politike. Kur them politike, kam parasysh planin e paqes", tha Abbas.
Mbrëmë sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice tha se presidenti Bush do ta theksojë rëndësinë që Abbas duhet t'i kushtojë forcimit të demokracisë në territoret palestineze, si dhe do të kërkojë nga lideri palestinez luftimin e militantëve.
XS
SM
MD
LG