Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, ka përsëritur sot mbështetjen e tij për një shtet të pavarur palestinez. Pas takimit në Uashington me liderin palestinez Mahmoud Abbas, Bush e lavdëroi atë për qëndrimin kundër terrorizmit. "U takuam në kohën kur po realizohet një arritje e madhe historike, krijimi i shtetit paqësor dhe demokratik palestinez. Presidenti Abbas po e arrin këtë qëllim duke e përjashtuar dhunën dhe punuar për reforma demokratike", tha Bush, ndërsa përsëriti vlerësimin se grupi islamik "Hamas" është organizatë terroriste. Bush njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t'i japin Autoritetit palestinez një ndihmë prej 50 milionë dollarësh. Ai gjithashtu i bëri thirrje Izraelit që t'i japë fund zhvillimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, si dhe vendeve arabe që ta mbështesin procesin paqësor, duke mos u ndihmuar militantëve. Ndërkaq, Abbas tha se administrata e tij është e gtshme të bashkërendohet me Izraelin rreth tërheqjes nga Rripi i Gazës dhe pjesët e Bregut Perëndimor.
XS
SM
MD
LG