Ndërlidhjet

logo-print

BUKURESHT


Një Gjykatë apeli në Bukuresht ka lëshuar sot një urdhër arresti për shoqëruesin e tre gazetarëve rumunë, të liruar ditë më parë nga rrëmbyesit në Irak. Mohamed Munaf vazhdon të mbahet nën hetime nga forcat amerikane në Bagdad. Ai ka shtetësi të trefishtë: irakiane, rumune dhe amerikane, dhe nga prokurorët rumunë dyshohet se ka bashkëpunuar fshehtë me rrëmbyesit. Lidhur me këtë, sot në mëngjes është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Omar Hayssam, i cili e ka sponsoruar udhëtimin e gazetarëve në Irak.
XS
SM
MD
LG