Ndërlidhjet

PARIS


Votuesit jashtë Francës tashmë kanë filluar t'i hedhin votat e tyre në referendumin për Kushtetutën e Bashkimit Evropian.
Vendvotimet e para sot u hapën në dy ujdhesat franceze në brigjet e Kanadasë. Në territoret tjera, votimet do të fillojnë më vonë, kurse në Francë, votuesit do ta thonë fjalën e tyre nesër. Franca ka rreth 2 milionë shtetas jashtë vendit.
Sidoqoftë, anketimet e djeshme treguan një rënie të përqindjes së kundërshtarëve të Kushtetutës, duke i dhënë pak shpresë presidentit Jacques Chirac dhe mbështetësve të dokumentit, të cilët thonë se Kushtetuta do ta bëjë më efektive punën e BE-së pas zgërimit të unionit me 25 anëtarë.
Por kundërshtarët thonë se Kushtetuta e cënon sovranitetin e Francës dhe do ta rritë papunësinë.
XS
SM
MD
LG