Ndërlidhjet

TIRANË


Qeveria e Shqipërisë tha sot se autoritetet ua kanë bllokuar fondet 4 organizatave dhe dy qytetarëve të huaj, të akuzuar nga Kombet e Bashkuara për financimin e veprimtarive terroriste. Zëdhënësi i ministrisë së Financave, Alban Beqaj, tha se organizatat janë; Shoqata e Ringjalljes së Trashëgimisë Islame, Taibah International, Fondacioni i ndihmës globale dhe Fondacioni islamik "Al Haramain", ndërsa dy qytetarët e huaj janë; një belge dhe një libanez.
Shqipëria e ka miratuar Listën e OKB-së për organizatat terroriste, në tetor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG