Ndërlidhjet

MODANE


Tuneli në Alpe që lidh Francën dhe Italinë është mbyllur sot, pas zjarrit të mbrëmshëm në një kamion, që la dy të vdekur dy shoferët sllovenë. Tuneli do të mbahet i mbyllur për kohë të pacaktuar, ndërkohë që kanë filluar hetimet mbi shkaktarët e zjarrit.
Koloneli Michel Desher, shef i shërbimeve të shpëtimit tha: "Kamioni ishte i ngarkuar me goma, zjarri e ka kapluar në tërësi ngarkesën. Të gjitha makinat tjera në tunel janë bllokuar, disa janë kthyer", tha Desher.
XS
SM
MD
LG